Futbollisti kosovar nënshkruan kontratë për U23-shat e Fulhamit/ Drejtori i Akademisë: Ai mund të luaj për Kosovën!

Futbollisti kosovar, Adrion Pajaziti ka firmosur kontratë të re me klubin e Fulhamit.
Pajaziti tani do të luaj për U23-shat e klubit të njohur nga Championshipi i Anglisë, shkruan IndeksOnline
Ai largohet nga U18 dhe tani do të jetë i gatshëm të luaj për moshën 23 vjeçare.
Mesfushori ka bërë 9 paraqitje këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola (2 asistime).
Drejtori i grupmoshave të reja, Huw Jennings ka thurur lavde për 18-vjeçarin:
“Adrioni ka aftësi të shkëlqyera krijuese dhe po zhvillohet si një mesfushor i gjithanshëm. Prindërit e tij erdhën në Mbretërinë e Bashkuar pas luftës në Kosovë. Ai ka të drejtë të luaj për Shqipërinë, Kosovën dhe Anglinë”, ka thënë Jennings.
/IndeksOnline/
