75 Mall Live Search
21:30 / E Diele, 24 Prill 2022 / C E

Futbollisti kosovar pëson arrest kardiak gjatë lojës, e dërgojnë në spital dhe i vendosin stendë

KF Vllaznia e Pozheranit ka sqaruar situatën që ndodhi sot në ndeshjen me Flamurtarin në kuadër të javës së 24-të në Grupin B të Ligës së Parë.

Klubi njoftoi se sulmuesi, Alban Rexhepi, pësoi arrest kardiak gjatë pjesës së dytë së ndeshjes. Kjo u konstatua pas vizitës mjekësore të lojtarit në QKUK.

KF Vllaznia e Pozheranit gjithashtu bëri të ditur se gjendja e futbollistit tani është stabile.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Sot në ndeshjen në mes të KF Vllaznia Pozheran dhe KF Flamurtari,Sulmuesi i krahut i klubit tonë Alban Rexhepi kishte një shqetsim me shëndet gjat zhvillimit të pjesëlojes së dytë,

Pas vizites ne QKUK,u konstatua që kishte një arrest kardiak,

Mjekët në qendrën klinike univerzitare intervenuan dhe vendosën një stendë.

Albani,tani eshte ne gjendje stabile,dhe ka filluar të e merr vetën,

Një faliminderim të veqant për intervenimin e shpejtë dhe të suksesshëm nga mjekët tanë.

Albanit shërim të shpejtë!”.