75 Mall Live Search
16:19 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / G T

Futbollisti kosovar proteston me bashkëlojtarët, s’kanë marrë pagë që tre muaj në Turqi

Florent Hasani si kapiten i vërtetë, dje protestoi së bashku me bashkëlojtarët dhe futbollistët kundërshtarë. 

Ata nuk e filluan ndeshjen për më shumë se një minut, duke refuzuar të luanin, shkruan Indeksonline 

Kjo, për shkak se klubi ku luan lojtari kosovar, Boluspori nuk i ka paguar futbollistët që tre muaj.

Florent Hasani këtë sezon me klubin turk ka shënuar 13 gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/