Futbollisti kosovar që ditë më parë e fitoi ‘luftën’ kundër koronavirusit, tani po vazhdon stërvitjet

Valdrin Mustafa, është futbollisti nga Kosova që luan për skuadrën gjermane Hannover 96.
Mustafa ishte infektuar me koronavirus mirëpo ai arriti që ta mposht dhe ditë më parë rezultatet i dolën negative, shkruan IndeksOnline.
Tani Valdrini menjëherë ka filluar edhe stërvitjet e tij.
Siç duket futbollistin e skuadrës gjermane nuk po e ndal asgjë që t’i arrijë qëllimet e tij.
Së fundmi ai e ka publikuar një video në të cilën shihet duke kryer stërvitje./IndeksOnline/.