18:00 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Futbollisti kosovar që zgjodhi Zvicrën shënon gol dhe i siguron tri pikë Baselit

Baseli ka mposhtur Sionin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës zvicrane.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Kemal Ademi në minutën e 86-të të ndeshjes.

Ai realizoi 15 minuta pasi u inkuadrua në ndeshje.

Fitoren e vulosi Campo me një gol në fund të ndeshjes.

Kemal Ademi ditë më parë vendosi që të përfaqësoj Zvicrën edhe pse më parë kishte premtuar se do të luaj me Kosovën. /IndeksOnline/