13:38 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Futbollisti kroat ndëshkohet me karton të kuq, vret pulën që hyri në fushën e lojës

Futbollisti kroat Ivan Gazdek u ndëshkua me karton të kuq pasi e vrau një pulë që kishte hyrë në fushën e lojës gjatë një ndeshjeje, trupin e së cilës pastaj e gjuajti jashtë rrethojave të fushës.

Gjatë një ndeshjeje gjysmëprofesionale të shtunën pasdite midis NK Jelengradit dhe Jasenovacit, disa pula kishin hyrë në fushën ku po zhvillohej ndeshja, transmeton Expressi.

Në videon e publikuar online shihet se si 23-vjeçari ishte zemëruar shumë me ato pula dhe i kishte ndjekur ato derisa e kishte kapur dhe e kishte shqelmuar njërën prej tyre, që mbeti pa jetë në fushë.

Pulat hynë në lojë kur Jelengradi ishte duke fituar me rezultat 2:1 dhe ndërhyrja në ndeshje e shkaktoi reagimin e dhunshëm nga Gazdeku.

“Më besoni, nuk ishte e qëllimshme. Rezultati nuk ishte aspak i sigurt në ato momente dhe ndeshja u desh të ndalej. Terreni ishte plot me fekale, këto janë kushte johigjienike”, u shpreh Gazdek, pas ndeshjes në të cilën u ndëshkua me karton të kuq.

“Unë vrapova drejt pulave për t’i frikësuar ato, e lëviza këmbën dhe e vrava njërën në mënyrë aksidentale, ta hajë dreqi”.