Futbollisti kroat përplaset me tifozët e skuadrës gjermane pasi, mbrojti vëllanë e tij nga provokimet
Futbollisti i talentuar i Hamburgut, Luka Vuskovic ka pasur një përplasje me tifozët e skuadrës së St. Paulit.
19-vjeçari kroat mbrojti vëllanë e tij nga provokimet, me të cilat u përball gjatë gjithë ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Tifozët e St. Pauli përmendën vëllain e tij të madh, Marion, i cili ka qenë larg futbollit për më shumë se tre vjet për shkak të një pezullimi për doping.
Ata shfaqën një banderolë gjatë ndeshjes ku shkruhej: “Mario, më mirë apliko për një stazh!”. Së bashku me fjalët, u shfaq edhe një karikaturë e një shiringe, duke u kujtuar atyre rastin e tij të dopingut.
Gazeta gjermane ”Bild” raporton se Vuskovic pati një përplasje pas ndeshjes me tifozët kundërshtar, ai vuri gishtin në buzë, duke u bërë shenjë tifozëve kundërshtarë të heshtnin e po ashtu thuhet se kroati pështyu mbi stemën e St. Paulit ndërsa ecte nëpër korridor.
Luka Vuskovic, ishte i zemëruar edhe në një intervistë me Sky, ku foli për familjen e tij, vëllanë e tij Mario dhe për fyerjet që morri nga tifozët.
“Nuk e di se çfarë mendojnë tifozët këtu në St. Pauli, është shumë mungesë respekti të fyesh vëllain tim. Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për tifozët”, deklaroi Vusckovic.
Sipas gazetës gjermane, 18-vjeçari ishte i zemëruar dhe derisa po shkonte drejt dhomave të zhveshjes, dyshohet se pështyu stemën e St. Paulit derisa ecte nëpër tunel.
Kjo e shtyu mbrojtësin e St. Pauli-t, Karol Mets, t’i bërtiste me inat Vuskovicit: ”Nuk kam përjetuar ose parë kurrë diçka të tillë më parë!”./IndeksOnline/

