75 Mall Live Search
23:44 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / C E

Futbollisti kryesor i Maqedonisë: Nuk jam i sigurt nëse luaj tërë ndeshjen!

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Kështu, para ndeshjes Maqedoni – Kosovë, foli edhe kapiteni i Kombëtares maqedonase, Goran Pandev, i cili tha se nuk e dinë nëse është i gatshëm të luajë 90′ minuta për skuadrën e tij, shkruan IndeksOnline

“Mendoj se nuk jam gati për tërë ndeshjen, por trajneri e di më së miri këtë. Shpresoj se do ta përfundojmë punën më herët se 120 minuta dhe të vendosemi në finalen e dëshiruar ” tha ai.