75 Mall Live Search
13:24 / E Martë, 22 Gusht 2023 / AR

Futbollisti “kuqezi” zyrtarizohet te skuadra nga Superliga e Turqisë

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj të ardhmen do ta kalojë në Superligën e Turqisë.

Rey Manaj i kthehet futbollit të luajtur pas një pushimi të gjatë. Sulmuesi u largua nga Watfordi që në fillimin e shkurtit, por priti gjatë për ekipin e ri.

Pak minuta më parë është zyrtarizuar kalimi i tij te Sivaspori. Kjo skuadër ndodhet në elitën e Turqisë dhe i ka ofruar Manajt një kontratë 3-vjeçare, shkruan LIG Sport.

26-vjeçari ka luajtur për shumë klube, përfshi gjigantët europian si Barcelona dhe Inter. Ai poashtu ka qenë pjesë e Watfordit, Granadas dhe Spezias.

Vlera e tij momentale në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon në 1.2 milionë euro.