75 Mall Live Search
11:40 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / G T

Futbollisti më i mirë sipas “Globe Soccer”, kështu janë votat momentale

Faqja e njohur “Globe Soccer” pritet të jap çmimin e më të mirit për sezonin 2025.

Të gjithë mund të votojnë, derisa përqindjet që kanë marrë lojtarët, mund të shihen “live”, shkruan Indeksonline

Futbollisti me më së shumti vota deri tani është Ousmane Dembele, me 19.1 përqind.

I dyti pas tij është Lamine Yamal, me 14.1 përqind.

Përqindje të lartë kanë edhe dyshja, Kylian Mbappe (13.6) dhe Raphinha (13.7).

Kujtojmë që vitin e kaluar, këtë çmim e fitoi lojtari i Real Madridit, Vinicius Jr./Indeksonline/

Votoni: https://vote.globesoccer.com/vote/best-men-player-2025/?embed=false