75 Mall Live Search
14:38 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / G T

Futbollisti më në formë i “Dardanëve”, Albion Rrahmani: Jam i gatshëm të jap maksimumin

Albion Rrahmani, sulmuesi më në formë momental i Kombëtares së Kosovës vazhdon stërvitjet me “Dardanët” para dy ndeshjeve miqësore.

Rrahmani po kalon formë të jashtëzakonshme me Rapidin e Bucurestit, dhe për këtë arsye mori ftesë nga trajneri Franco Foda, shkruan Indeksonline

“Jam shumë i lumtur që përsëri jam pjesë e Kombëtares së Kosovës pas lëndimit që kam pasur. Tani jam i gatshëm të jap 100% tim”, u shpreh Rrahmani në një video të publikuar nga FFK-ja.

Kombëtarja e Kosovës nis aventurën me trajnerin e ri në dy miqësore tejet të vështira, ndaj Armenisë dhe Hungarisë./Indeskonline/