75 Mall Live Search
17:07 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë i’a ka marrë Feronikelit nga 65 euro për çdo minutë lojë

Trajneri i Feronikelit Zekirija Ramadani nuk i ka dhënë hapësirë të mëdhe mesfushorit Hamed Kone që u transferua te kjo skuadër në janar të këtij viti. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë kishte shprehur hapur pakënaqësinë për mos aktivizim, duke reaguar drejt trajnerit shqiptar kur e kishte zëvendësuar në ndeshjen gjysmëfinale të Digitalb Kupës kundër Ballkanit.

Në dy ndeshjet e fundit në Superligë kundër Kekut dhe Gjilanit, Kone nuk është inkuadruar asnjë minutë. Kone sivjet nuk ka startuar në asnjë ndeshje në Superligë ka luajtur në total 92 minuta, ndërsa në Digitalb Kupë ka 69 minuta lojë, shkruan Indeksonline.  

Gjatë tre muajve të fundit ai ka marrë 10,500 euro nga Feronikeli dhe mesatarisht i bie që për çdo minutë lojë ka fituar nga 65 euro. Indeksonline ju sjellë ndeshjet dhe minutazhën të cilën e ka pasur në pranverë Hamed Kone.

Java 18. Liria – Feronikeli – 0 minuta
Java 19. Feronikeli – Llapi – 2 minuta
Java 20. Keku – Feronikeli – 0 minuta
Java 21. Prishtina – Feronikeli – 6 minuta
Java 22. Feronikeli – Gjilani – 28 minuta
Java 23. Feronikeli – Trepça 89 – 18 minuta
Java 24. Flamurtari – Feronikeli – 22 minuta
Java 25. Feronikeli – Ballkani – 0 minuta
Java 26. Liria – Feronikeli – 14 minuta
Java 27. Feronikeli – Ferizaj – 2 minuta
Java 28. Keku – Feronikeli – 0 minuta
Java 29. Feronikeli – Gjilani – 0 minuta

Gjysmëfinale e Digitalb Kupës: Ballkani – Feronikeli – 69 minuta.

/Indeksonline/