19:17 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Futbollisti nga Gjilani i bashkohet Vedat Muriqit te Fenerbahce

Fatlind Azizi do të jetë pjesë e gjigantit turk Fenerbahçe.

Mesfushori 19 vjeçar nga Gjilani ka arritur marrëveshje me ekipin nga Stambolli pasi shkëputi kontratën me ekipin tjetër turk Bursaspor, shkruan Gazetasheshi.

Azizi i cili ishte prej kohësh pjesë e akademisë së Bursaspor tashmë është bashkuar me ekipin e 21 vjeçarëve të Fenerbahçes, pasi që klubi i Bursës nuk i përmirësoi kushtet e kontratës të cilin e kishin nënshkruar më parë.

Ish-pioniori i FC Galaksisë nga Gjilani do të stërvitet në akademinë e Fenerbahçes dhe do të ketë të drejtë lojë vetëm në ndeshjet miqësore.

Shumë shpejtë mesfushori i talentuar do të nënshkruajë edhe kontratë profesionale me gjigantin turk.