75 Mall Live Search
10:33 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / G T

Futbollisti polak kundër MLS-së dhe Inter Miamit: Mos shkoni atje sa është Messi, është kaos i vërtetë…!

Futbollisti i njohur polak, Mateusz Klich, ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me Inter Miamin dhe Lionel Messin.

35-vjeçari kaloi dy sezone në MLS, te skuadrat e: DC Unitedi dhe Atlanta, por më pas u rikthye në Europë duke firmosur me Cracovia, shkruan Indeksonline

Klich gjatë një interviste tha se askush s’duhet të transferohet tek Inter Miami. Kjo është shkak të Lionel Messit!

“Një këshillë, mos shkoni tek Inter Miami derisa Lionel Messi është aty. Babai i tij e drejton plotësisht klubin. Të gjithë flasin spanjollisht, asgjë nuk bëhet pa miratimin e tij. Është kaos, një katastrofë organizative. Trajnerët ikin…”, u shpreh Klich

Kujtojmë se pronar i klubit të Inter Miamit, me letra është legjenda e futbollit anglez, David Beckham – i cili e mori Messin nga PSG-ja vite më parë./Indeksonline/