75 Mall Live Search
13:10 / E Martë, 04 Janar 2022 / AR

Futbollisti që bëri karrierë në Rumani, pranë kalimit te skuadra kosovare

KF Phoenix vazhdon të jetë tejet aktive në afatin kalimtar.

Ish skuadra e njohir si Onix ka zyrtarizuar dje gjashtë transferime.

Por duket se për skuadrën nga Banja e Istogut afati nuk ka mbaruar.

Jurgen Dushkaj pritet të jetë futbollist i ri i Phoenix.

Mesfushori 26 vjeçar që ka bërë karrierë në Rumani pritet të zbarkojë shpejt në futbollin kosovar dhe do ta ndihmojë Phenixin drejt ngritjes në Superligë./Indeksonline/