Futbollisti rus, i pari që del kundër Putinit për luftën në Ukrainë

Sulmuesi i Dynamos së Moskës, Fedor Smolov, është bërë futbollisti i parë rus që flet kundër luftës në Ukrainë.

Të enjten në mëngjes, bota u zgjua me lajmin se presidenti rus, Vladimir Putin, i kishte shpallur luftë Ukrainës.
32-vjeçari, në rrjete sociale, kishte publikuar një fotografi të zezë me mbishkrimin “Jo luftë” dhe ia kishte bashkangjitur flamurin e Ukrainës.
Smolov ka luajtur për Rusinë në 45 raste, duke shënuar 16 gola dhe ka luajtur për Dynamon që nga fillimi i vitit, pasi është kthyer nga rivalët e qytetit Lokomotiv, shkruan Sportbible.
