75 Mall Live Search
10:19 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / C E

Futbollisti serb s’vjen për të luajtur kundër Gjilanit, për shkak të natyrës politike

Apoel Nikosia nuk do ketë të gatshëm futbollsitin Vujadin Saviq në ndeshjen ndaj Gjilanit për Ligën e Europës.

Mungesa e lojtarit nuk ka lidhje me ndonjë dëmtim apo pezullim, por me një arsye absurde.

Futbollisti serb nuk ka pranuar të udhëtonte drejt Gjilanit, pasi nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Vetë Saviqi ka sqaruar arsyen e mungesës së tij.

“Janë dy arsyet pse nuk do të udhëtoj. E para është se nuk jam në formën më të mirë pasi u karantinova 24 ditë për shkak të koronavirusit dhe e dyta por më kryesorja është se nëse udhëtoj drejt Kosovës do e njihja shtetin e tyre”, deklaroi Saviq.

“Nuk mund të jem ndaj një ekipi që prezanton të ashtuquajturin shtet të Kosovës”, u shpreh lojtari serb.