75 Mall Live Search
20:38 / E Diele, 02 Mars 2025 / G T

Futbollisti shqiptar, Albion Marku realizon supergol në Hungari

Albion Marku ka shënuar një supergol në kampionatin hungarez. Lojtari i Giorit tronditi Ferencvaroshin në minutën e 11-të, ndërsa ndeshja pati vlerë për javën e 22-të.

Marku gjuajti një predhë fluturimthi nga distanca dhe portieri kundërshtar nuk mund të bënte asgjë. 24-vjeçari e kishte golin e parë për këtë sezon, ndërsa më parë ka asistuar dhe katër të tjerë.

Sfida përfundoi në barazim 2-2. Marku la fushën e lojës në minutën e 88-të, teksa ishte Bitri që mori vendin e tij.

Video: https://streamin.me/v/00d47ee5