19:25 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Futbollisti shqiptar ftohet nga Kombëtarja e Malit të Zi

Kristijan Vulaj është futbollisti shqiptar që është ftuar nga Kombëtarja e Malit të Zi për ndeshjet e muajit mars.

Trajneri Miodrag Radulovic zbuloi listën e lojtarëve për tri ndeshjet e këtij muaji, ndaj Letonisë, Gjibraltarit dhe Norvegjisë, shkruan IndeksOnline

Në këtë listë është edhe emri i shqiptarit, Kristijan Vulaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi shqiptar në Mal të Zi, KF Deçiqi Tuz.

“Futbollisti ynë, Kristijan Vulaj është ftuar nga përfaqësuesja e Malit të Zi. Njëherasi është shkruar historia; futbollisti i parë i Deçiqit në 94 vitet e fundit që ftohet në ekipin A të Malit të Zi”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që Vulaj më parë ka luajtur edhe për grupmoshat U19 te Kombëtarja e Malit të Zi. Vlera e tij në ‘transfermarkt’ është 125 mijë euro./IndeksOnline/