Futbollisti shqiptar humb në finalen e Kupës së Botës, Hasan Deshishku mposhtet nga Portugalia U17
Austria U17 nuk arriti të realizojë ëndrrën e madhe të triumfit botëror, pasi u mposht me rezultat minimal 0:1 nga Portugalia U17 në finalen e Kupës së Botës U17.
Goli vendimtar u shënua në minutën e 32-të nga Anisio Cabral, shkruan Indeksonline
Pavarësisht humbjes, një nga më të mirët e ndeshjes ishte lojtari shqiptaro-austriak Hasan Deshishku, i cili u vlerësua si më i miri në fushë për ekipin e Austrisë.
Austria U17 luftoi deri në minutën e fundit për barazim, por Portugalia ruajti rezultatin dhe u shpall kampione e botës në këtë kategori./Indeksonline/

