Futbollisti shqiptar i Espanjollit, Keidi Bare, flet për Indeksonlinen, konfirmon se është i lënduar

Mediat në Spanjë kohët e fundit e kanë sulmuar me artikuj futbollistin shqiptar, Keidi Bare, se nuk po preferohet nga ekipi i Espanjollit dhe se është i pakënaqur se po qëndron nga stoli.
Por, këto lajme nga mediat spanjolle janë të pavërteta, transmeton Indeksonline.
Në një prononcim për Indeksonlinen, Keidi Bare, ka treguar se është i lënduar. Ai pritet të mungojë katër javë.

Kjo do të thotë që Bare do të humbasë ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë në nëntor. Ai nuk do të mund të luajë në vëllazëroren, Shqipëri-Kosovë.
Bare në këtë merkato u transferua tek Espanjolli dhe deri tani është paraqitur vetëm dy herë.
Kjo pasi Bare që një kohë është duke u përballur me një lëndim, që ia ka pamundësuar atij të jetë në formën më të mirë.
Skuadra spanjolle është duke tentuar që të jetë e kujdesshme me të dhe ta rikthejë sa më shpejt në formën më të mirë./Indeksonline/