75 Mall Live Search
17:17 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Futbollisti shqiptar i Lille në Prishtinë, për pushime

Sulmuesi shqiptar, Agim Zeka ka vendosur të kaloj pushimet e fundvitit në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Zeka i cili është pjesë e skuadrës franceze Lille, është fotografuar në sheshin “Skënderbeu” gjatë ditës së sotme.

21 vjeçari është nënë kontratë me Lille, derisa ka qenë i huazuar në disa skuadra, së fundi te Fortuna Sittard.

Zeka karrierën si i ri e ka filluar te Prishtina, derisa më pas është transferuar te Skënderbeu në Shqipëri.

Ai ka qenë pjesë e grupmoshave të Shqipërisë derisa ende nuk është ftuar nga Kombëtarja A. /IndeksOnline/