20:06 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Futbollisti shqiptar i siguron fitoren Maqedonisë

Maqedonia ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës D në kuadër të Nations League.

Fqinjët tanë mposhtën Armeninë me rezultat 2-0, shkruan indeksonline.

Ezgjan Alioski shënoi golin e parë në minutën e 13-të ndërsa të dytin e shënoi Pandev në minutën e 59-të.

Përveç Alioskit për Maqedoninë u paraqitën edhe tre shqiptar tjerë, Bardhi, Bejtulai dhe Musliu.

Maqedonia ka gjashtë pikë në dy ndeshje dhe prinë në grupin e katërt të Ligës D. /IndeksOnline/