Futbollisti shqiptar largohet përfundimisht nga Interi
Sulmuesi Rey Manaj ka bindur skuadrën spanjolle të Albacetes. Ekipi që garon në ligën e dytë spanjolle ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e shqiptarit nga italianët e Interit.
FcInterNews.it bën me dije se skuadra zikaltër do të paguajë 2.5 milionë euro në arkat e klubit italian për lushnjarin. 21-vjeçari ndjehet mirë në ligën e dytë spanjolle dhe në 29 ndeshje të luajtura ka shënuar 6 gola.
Ai e rriti nivelin e tij gjatë sezonit, pasi arriti të fitonte dhe formacionin. Sulmuesi ka patur probleme, pasi ka përjetuar disa dëmtime që kanë ndikuar në ecurinë e tij në edicionin që lamë pas. Manaj synon të kthehet në titullar fiks dhe të rikthehet në kombëtaren e Shqipërisë.