75 Mall Live Search
15:15 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / B O

Futbollisti shqiptar merr dënim të madh në futbollin maqedon, pas përleshjes me Akademia Pandev

Sabit Bilalli do të ngelet jashtë fushavë të futbollit për më së paku 6 muaj.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar pezullimin për 6 muaj për futbollistin e Shkëndijës, pas atij “skandali” që bëri në ndeshjen me Akademia Pandevin.

Bilalli u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e luajtur në Tetovë në kuadër të xhiros së 14-t në Ligën e Parë të vendit, pas asaj sjellje jo sportive dhe jo profesionale, kur boksoi dhe shqelmoi futbollistin e Akademia Pandevit në minutat e fundit të takimit.

Kështu për Sabit Bilallin ky sezon mund të quhet i mbyllur, pasi tetovari mund të rikthehet të luaj me 7 maj të vitit të ardhshëm.