75 Mall Live Search
16:34 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / G T

Futbollisti shqiptar po shkëlqen te Tottenhami, shënon sërish gol për grupmoshat e reja

Skuadra e Tottenham Hotspur U18 ka pësuar humbje 4:2 ndaj Southamptonit, në javën e pestë në Premier League për grupmoshat e reja.

Gol në këtë takim shënoi edhe lojtari shqiptar, Armend Muslika, shkruan Indeksonline

Muslika shënoi gol të bukur, por skuadra e tij u mposht.

16-vjeçari që luan si mefushor, është duke shkëlqyer te skuadra e Spurs.

Në pesë ndeshjet e para të këtij sezoni, ai ka shënuar pesë gola.

Kujtojmë që Muslika është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat e reja dhe e ardhmja është e sigurt te ekipi A./Indeksonline/