15:25 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019

Futbollisti shqiptar prezantohet tek Empoli

Nedim Bajrami edhe zyrtarisht është larguar nga Grashopperi.

20- vjeçari karrierën tashmë e ka vazhduar në Itali.

Futbollisti shqiptar është transferuar te skuadra italiane, Empoli. Bajrami ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e klubit zviceran derisa debutimin me skuadrën e parë e bëri në vitin 2017.

Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Empolit, derisa shuma e transferimit nuk është bërë e ditur.

Mirësevjen Nedim Bajrami”, shkruhet në njoftimin e Empolit në rrjetet sociale.

Bajrami me Grasshopper ka zhvilluar 88 paraqitje, derisa ka shënuar 11 gola.