17:10 / E Martë, 08 Qershor 2021 / AR

Futbollisti shqiptar shijon pushimet në Maldive/ Publikon pamjet e të dashurës në vaskë

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, po shijon pushimet në Maldive së bashku me të dashurën e tij kroate.

Prej më shumë se një viti ai po shijon lidhjen e dashurisë me bukuroshen kroate, e cila në rrjete sociale është e njohur si Angie.

Në një prej postimeve ai ka filmuar kroaten ndërsa po lahej në vaskën me lule.

“Kjo është vajza ime”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, modelja nga Kroacia ka ndarë edhe disa imazhe të tjera provokuese në llogarinë e saj.

Kujtojmë se futbollisti konfirmoi romancën e tij vitin e kaluar në Ditën e të Dashuruarve, 14 shkurt.