Futbollisti shqiptar: Sot kemi bërë historinë – Evropë, ne jemi këtu!

Futbollisti shqiptar, që luan për Maqedoninë e Veriut, Ezgjen Alioski ka reaguar pas kualifikimit të Kombëtares së tij në Evropianin 2020.
Alioski luajti për 90’të minuta të plota në këtë takim që Maqedonia e fitoi 0:1 ndaj Gjeorgjisë, shkruan IndeksOnline
Pas, triumfit historik Alioski reagoi në profilin e tij në “Facebook”, ku tha se Maqdonia bëri histori me kualifkimin në Evropian.
“Sot kemi bërë histori – Evropë, ne jemi këtu”, shkroi ai në “Facebook”.