75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / G T

Futbollisti shqiptar synon të bëhet golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë të Anglisë

Lorent Tolaj është duke kaluar momente fantastike në Ligën e Parë të futbollit në Angli.

24-vjeçar bartë fanellën e klubit Plymouth, shkruan Indeksonline

Në ndeshjen e fundit, Tolaj shënoi dy gola në fitoren 5:2 ndaj Cardiff Cityt.

Tolaj po synon të bëhet golashënuesi më i mirë në ligë këtë sezon, pasi në total ka 14 gola dhe katër asiste, vetëm tri më shumë ka vendi i parë i mbajtur nga Ëootton i Stockport County (17 gola).

Sulmuesi shqiptar te Plymouthi u transferua nga Port Vale, kurse më parë ka qenë pjesë e Aldershot, Dundee, Salford dhe Brighton U21.

Tolaj nuk është ftuar ende nga ekipi i parë i Zvicrës, andaj i lejohet të luajë për fanellën e Kosovës apo Shqipërisë në të ardhmen./Indeksonline/

Image