09:59 / E Martë, 02 Gusht 2022 / C E

Futbollisti shqiptar transferohet në Fenerbahce

Futbollisti me origjinë shqiptare Ezgjan Alioski, do të rikthehet në futbollin Europian për të vijuar karrierën e tij. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter”, klubi prestigjioz i Fenerbahçes njofton se ka arritur marrëveshje me Al Ahlin për transferimin e Alioskit.

Anësori shqiptar ishte transferuar në Arabinë Saudite në verën e vitit të kaluar nga Lids Junajtid, teksa tashmë do të kërkojë të lerë gjurmë në kampionatin turk.

30-vjeçari i lindur në Prilep, pritet të nënshkruajë kontratë huazimi me klubin e madh turk, por paraprakisht do të diskutojë kushtet personale.

Klubi ynë ka arritur marrëveshje bazë me klubin për huazimin e Ezgjan Alioskit, i cili luan në skuadrën e Al Ahlit të Arabisë Saudite. Futbollisti do të vijë mbrëmjen e sotme (e hënë) në Stamboll për të vazhduar negociatat”, thuhet në njoftimin e Fenerbahçes.