Futbollisti slloven, Karnicnik: Kosova është në gjendje euforie pas fitores ndaj Suedisë, por ne do luajmë lojën tonë…!

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen e rëndësishme të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovenisë.
Futbollisti Zan Karnicnik ka dhënë mendimin e tij për “rtvslo” në lidhje me këtë ndeshje, shkruan Indeksonline
Ai thotë se kundërshtari (Kosova) është në eufori të fitores ndaj Suedisë.
“Kosova është në një gjendje euforie pas fitores ndaj Suedisë. Besoj se shpërthimi i tyre fillestar do të jetë i fortë, por pastaj ne duhet të mbështetemi në cilësinë tonë, në stilin tonë të lojës. Besoj se do të kemi sukses” u shpreh Zan Karnicnik
Kujtojmë që lojtari në fjalë është mbrojtës i krahut të djathtë. Ai mund të jetë startues sonte në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet nga ora 20:45./Indeksonline/