Futbollisti uruguaian pësoi sulm në zemër në fushë, bashkëlojtari i doli në ndihmë

Ndeshja midis Sao Paulos dhe Nacional në Copa Libertadores nuk përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kjo pasi, lojtari i klubit mysafir, Juan Izquierdo, në fundin e pjesës së parë pësoi një sulm në zemër, shkruan Indeksonline
Bashkëlojtari i tij e pa se Izquierdo nuk ishte mirë dhe po rrëzohej në fushë. Ai vrapoi menjëherë dhe nuk e la atë të binte pa ndjenja në bari.
Reagimi i shpejt i stafit mjekësor bëri që momentalisht lojtari të jetë i shtrirë në spital.
Siç raportohet, Izquierdo është duke luftuar me jetën e tij dhe gjendja shëndetësore po shkon vetëm duke u përkeqësuar.
Derisa rezultati i ndeshjes ishte krejtësisht në planin e dytë, edhe pse skuadra e Sao Paulos në fund arriti fitore me rezultatin 2:0, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale./Indeksonline/
🇺🇾⚽🇧🇷 | El jugador uruguayo Juan Izquierdo, defensor del Nacional, se descompensó en pleno partido contra el São Paulo en el Morumbí, durante la Copa Libertadores. Actualmente, Izquierdo se encuentra en cuidados intensivos y lucha por su vida. pic.twitter.com/CrKN4LKX9t
— Carlos alberto Pedeaña villeras (@PedeanaCarlos) August 23, 2024