Futbollistin “gipser” e suspendojnë dy vjet nga futbolli

Conner Duthie është suspenduar për dy vjet nga futbolli, shkaku i përdorimit të kanabisit.
Lojtari skocez ka dalë pozitiv në kontrollet për dopingun dhe tashmë dy vjetët e ardhshëm nuk mund të luajë në futbollin profesionist.
23-vjeçari është pjesë e skuadrës nga divizioni i dytë i Skocisë, Stenhousemuir, shkruan Indeksonline.
Testet antidoping i kishte zhvilluar, më 16 mars 2019 dhe tashmë është marrë vendimi për të.
Përdorimi i kësaj substance nuk është i ndaluar jashtë garave, por lojtari ishte në mes të sezonit dhe për këtë arsye nuk mund ta përdorte atë.
Sipas Pat Myhillit, përfaqësues i Agjencisë AntiDoping, kanabisi është i ndaluar gjatë kampionatit, sepse mund të ketë efekte në psikën e lojtarit, si edhe efekte fiziologjike. /IndeksOnline/