75 Mall Live Search
10:33 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / G T

Futbollistja amerikane vjen për të luajtur në Kosovë, firmos me klubin e KFF Mitrovicës

Skuadra kosovare, KFF Mitrovica e ka mbyllur afatin e transferimeve me një “goditje” nga Amerika.

Mitrovicasit kanë transferuar futbollisten amerikane, Ryann Fetty, shkruan Indeksonline

Ajo vjen nga skuadra e Bundesliga-s 2 në Austri, Pinzgau Saalfelden.

“KFF Mitrovica mbyll merkaton e transferimeve me përforcimin e radhës, duke zyrtarizuar afrimin e lojtares amerikane Ryann Fetty, e cila së fundmi ishte pjesë e 2. Frauen-Bundesliga (liga e dytë e Austrisë) me klubin FC Pinzgau Saalfelden”, shkruhet në njoftimin e klubit

Klubi më i suksesshëm kosovar në kategorinë e femrave është duke i bërë përgatitjet në Durrës të Shqipërisë, para vazhdimit të kampionatit dhe garave tjera të këtij sezoni./Indeksonline/