Futbollistja braziliane konvertohet në fenë islame: Hapa të vegjël, duke gjetur rrugën e duhur!
Futbollistja braziliane Kathellen Sousa ka njoftuar se është konvertuar në fenë islame, pas dy vjetësh jetese dhe aktivizimi në Arabinë Saudite me klubin Al Nassr.
28-vjeçarja ndau lajmin përmes rrjeteve sociale, ku publikoi një video me shoqet e skuadrës duke festuar vendimin e saj. Ajo gjithashtu postoi fotografi nga Mekkah, një nga vendet më të shenjta për myslimanët, shkruan Indeksonline
After two years living in Saudi Arabia and playing for Al Nassr, Brazilian Kathellen Sousa announced her conversion to Islam.
— JM NEWS NETWORK (@JMNewsNetwork_) February 17, 2026
On social media, the player shared videos alongside her teammates celebrating the decision and also posted photos in Mekkah, one of the holiest sites for… pic.twitter.com/t1SJRcYWrb
Në mesazhin e saj emocional, ajo shkroi:
“Hapa të vegjël, duke gjetur rrugën e duhur, duke kërkuar ndryshime, duke vlerësuar dhuratën e jetës”.

Njoftimi erdhi vetëm pak ditë para fillimit të Ramazanit, muajit të shenjtë për myslimanët, të cilin ajo do ta përjetojë për herë të parë si besimtare e re./Indeksonline/



