Futbollistja e talentuar zgjedh Kosovën para Gjermanisë
Futbollistja 16 vjeçare, Donika Grajqevci me banim në Gjermani ka vendosur ta përfaqësoi Kosovën.
Grajqevci tashmë është në fazën e marrjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në Shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj në faqen e tij zyrtare në facebook.
“16 vjeçarja Donika Grajqevci me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të merr shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U 19. Talenti i Donikës dhe përkujdesja e prindërve të saj kanë qenë dhe janë faktori kryesor që Donika të përcaktohet për kombëtaren tonë- edhe pse tash luan për Jena dhe ka patur oferta nga Kombëtarja e Gjermanisë! Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në Shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë! Sukses Donikës! Falemnderit prindërve të saj” – ishte shkrimi i plotë i Ambasadës të Kosovës në Gjermani.
