22:44 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Futbollistja e vitit pyetet se a di të bëjë ”twerk” – përgjigjja e saj është epike

Në Paris është mbajtur ceremonia e “Topit të Artë” . Në kategorinë e femrave fituesja e këtij çmimi ishte futbollistja e Lyonit, Ada Hegerberg.

Kur Hegerberg doli ta marrë çmimin, moderatorët i bën një pyetje banale duke treguar organizmin e dobët që është bërë kësaj radhe.

“A di të bësh twerk?”, ishte pyetja e moderatorit që nuk u prit shumë mirë nga futbollistja, transmeton IndeksOnline.

Në rrjetet sociale kjo pyetje e moderatorit u kritikua shumë, duke e quajtur skandaloze.

Këtë vit, France Football u kritikua për një organizim të dobët të ceremonisë./IndeksOnline/

Temat: