75 Mall Live Search
17:26 / E Premte, 28 Qershor 2024 / Gj. Sh

Futbollistja kosovare bën hapin e madh në karrierë, nënshkruan me gjigantin kroat

Futbollistja kosoavre, Endrina Elezaj është larguar nga KFF Mitrovica.

Ajo ka bërë hapin e saj më të madh në karrierë, duke u transferuar te skuadra kroate, Dinamo Zagreb, shkruan IndeksOnline.

Elezaj u lagua nga KFF Mitrovica pas shtatë viteve, dhe ka falenderuar klubin për besimin sa ishte pjesë e tyre.

Postimi i poltë:

Familjarë, miq e dashamirë,

Desha t’ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e familjes së madhe të KFF Mitrovica, e cila për këto 7 vite sa isha pjesë e këtij ekipi, ishte sikur familja ime e dytë.

Desha të falënderoj për këto vite të mrekullueshme kryetarin e klubit, z. Hajrullah Haxhiu, i cili ishte i pakompromis në zhvillimin e klubit tonë dhe gjithmonë na mbështeste neve vajzave të ekipit. Po ashtu, falenderoj drejtorin Adnan Ademi, i cili ishte çdo herë i palodhur dhe i gatshëm për neve, trajnerin Seid Onbashi dhe bashkëlojtaret e mia, me të cilat kemi kaluar vite të bukura, emocione të paharrueshme dhe suksese të jashtëzakonshme.

Për mua, këto vite do të mbesin gjithmonë në zemrën dhe kujtimet e mia më të bukura.

Nga sot, karrierën time do ta vazhdoj në Kroaci, në ekipin e Dinamos së Zagrebit, ku shpresoj të paraqitem sa më mirë dhe të krijoj suksese të reja.

Faleminderit pafund dhe familjes time që çdo herë ishin mbështetja ime më e madhe.