75 Mall Live Search
15:17 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / G T

Futbollistja kosovare nominohet për çmimin “Topi i Artë” në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar të nominuaret për çmimin “Topi i Artë” për vitin 2025.

Në këtë listë është edhe futbollistja nga Kosova, Arbiona Bajraktari, shkruan Indeksonline

Bajraktari më parë ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, por tani është duke luajtur për Shqipërinë.

Ajo është pjesë e Vllaznisë së Shkodrës dhe po kalon në formë fantastike.

Futbollistet tjera të nominuara janë: Megi Doçi, Xhesika Ndoj dhe Xhulia Xhindole./Indeksonline/