12:02 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Futbollistja kosovare, pjesëmarrëse në ceremoninë e “Topit të artë”

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, është ndër 20 lojtare të nominuara për ta fituar “Topin e artë” në vitin 2019.

Sulmuesja 30- vjeçare, e cila e përfaqëson Suedinë, luan për ekipin spanjoll nga Primera Divisioni, CD Tacon, që nga viti 2020 do të operojë si ekipi i femrave të Real Madridit, ndërsa Kosovarja është galaktikja e parë.

Çmimet kryesore që do të ndahen në ceremoninë e sotme (e hënë) janë “Topi i artë” për meshkuj dhe për femra, trofeu Kopa (për lojtarin më të mirë nën moshën 21- vjeçare) dhe çmimi Yashin (për portierin më të mirë).

Lista e plotë e futbollisteve të nominuara për “Topin e artë”:

Sam Kerr (AUS/Chelsea)

Ellen White (ENG/Manchester City)

Nilla Fischer (SWE/Linkopings)

Amandine Henry (FRA/Lyon)

Lucy Bronze(ENG/Lyon)

Alex Morgan (USA/Orlando Pride)

Vivianne Miedema (NED/Arsenal)

Dzsenifer Marozsan (GER/Lyon)

Pernille Harder (DEN/Wolfsburg)

Sarah Bouhaddi (FRA/Lyon)

Megan Rapinoe (USA/Reign FC)

Lieke Martens (NED/Barcelona)

Sari van Veenendal (NED/Atletico Madrid)

Wendie Renard (FRA/Lyon)

Rose Lavelle(USA/Washington Spirit)

Marta (BRA/Orlando Pride)

Ada Hegerberg (NOR/Lyon)

Kosovare Asllani (SWE/CD Tacon)

Sofia Jakobsson (SWE/CD Tacon)

Tobin Heath (USA/Portland Thorn)