Futbollistja më e bukur në botë prezanton të dashurin e ri, në ditëlindjen e saj
Në ditëlindjen e saj të 27-të, Alisha Lehmann, i ka njoftuar fansat me të dashurin e saj të ri. I dashuri i ri i Lehmannit është Montel Brian McKenzie.
28-vjeçari është një yll anglez i reality show (»Love Island«) dhe futbollist gjysmëprofesional.

Ai aktualisht luan si mbrojtës i djathtë për klubin Folkestone në kategoritë e ulët të futbollit anglez.
“Gëzuar ditëlindjen, zemër”, postoi i dashuri i ri i Lehmannit në llogarinë e tij në Instagram, duke shtuar disa foto dhe video të tyre së bashku.

Përpara McKenzie-t, Lehmann ishte në një lidhje afatgjatë me futbollistin brazilian Douglas Luiz./Indeksonline/

