75 Mall Live Search
18:09 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Futbollistja shqiptare Riola Xhemaili merr trofeun e futbollistes më të mirë të re në Evropë

Futbollistja kosovare, Riola Xhemaili, është shpallur futbollistja më e mirë e re në Evropë.

19-vjeçarja nga Gjilani pranoi çmimin në gala mbrëmjen e organizuar nga mediumi spanjoll Mundo Deportivo në Barcelonë, transmeton IndeksOnline.

Xhemaili shihet si një nga talentet më të mëdha në Evropë.

Aktualisht, luan në Bundesligë për Freiburgun ndërsa këtë vit, ajo mori pjesë në kampionatin evropian me Zvicrën që u mbajt në Angli./IndeksOnline/