Futbollistja shqiptare transferohet te Wolfsburgu

Futbollistja shqiptare Riola Xhemaili transferohet nga Freiburgu te Wolfsburgu.
20-vjeçarja ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 me ekipin njërin prej klubeve më të mirë gjerman që sivjet ka arritur në gjysmëfinale të Uefa Champions League.
Xhemaili është me prejardhje nga Kosova por mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës.
Ajo luan si sulmuese e krahut derisa konsiderohet si një nga talentet me të mëdha në Evropë. /IndeksOnline/