Futen bagerët në plazhin e durrësit, po ndërtohet shëtitorja (Pamje)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se po vazhdojnë punimet e fazës së dytë për ndërtimin e shëtitores në plazhin e Durrësit.
Sipas tij, ky është një investim i rëndësishëm që i shërben qytetarëve por edhe turistëve të shumtë, shkruan IndeksOnline.
Njoftimi i plotë:
Vijon me intensitet puna për fazën e dytë të shëtitores së plazhit në Durrës, me gjatësi 1 kilometër deri tek ura e Dajlanit, një investim i rëndësishëm që i shërben qytetarëve por edhe turistëve të shumtë që pushojnë në bregdetin e Durrësit
Krahas shëtitores do të kryhet edhe zgjerimi i brezit të rërës, duke krijuar më shumë hapësirë në dispozicion të pushuesve.