13:53 / E Martë, 11 Korrik 2023 / LB

Futen bagerët, nis ndërtimi i stadiumit të Vëllaznimit

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka njoftuar nisjen e punimeve në stadiumin e qytetit.

Dy kompani do të fillojnë me punë intensive në ndërtimin e tribunave lindje dhe perëndim si dhe pjesa e fushës e cila do të shëndrrohet në tërësi.

“Sot, është një ditë shumë e veçantë!
Kjo, sepse edhe zyrtarisht filluan punimet për vazhdimin e Stadiumit të Qytetit nga dy kompani serioze, konkretisht tribuna lindje dhe perëndim si dhe pjesa e fushës e cila do të shëndrrohet në tërësi.
Më entuziazmon fakti që ky projekt madhor, do t’iu shërbejë shumë gjeneratave ndër vite, duke qenë një tempull i sportit dhe kulturës.
Për këto faza që i nisëm sot, Komuna e Gjakovës do të investojë rreth 2.5 milionë euro. Shpresojmë që pjesa e projektit, e nisur nga Ministria do të vazhdojë, në mënyrë që konstrukti të jetë i përfunduar e më pas të vazhdojë pjesa e mbulojës, ndriçimit dhe të gjitha pjesët që i takojnë një stadiumi të mirëfilltë.
Stadiumi i Qytetit të Gjakovës, do të jetë aset i rëndësishëm për Gjakovën, por edhe gjithë Kosovën dhe kjo më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar” shkruan Gjini në njoftim./Indeksonline/