14:00 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Futen në punë laparaskopët e dhuruar nga SHBA

Klinika e Kirurgjisë Abdominale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka kryer operacionet e para elektive, pas disa muajsh, për të shënuar kthimin e programit të rregullt operativ, i cili u pezullua për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë COVID-19.

Mjekët intervenuan te pacientët duke përdorur aparaturën bashkëkohore të laparskopisë, e vënë në dispozicion të Kirurgjisë Abdominale nga Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Programit për Asistencë Humanitare, e cila ia ka dhuruar 2 laparaskopë me pajisje përcjellëse QKUK-së fundvitin e kaluar.

Laparaskopët i përkasin teknologjisë së fundit dhe Kosova është i vendi i vetëm në Ballkan që ka këtë aparaturë.

Ky llogaritet si një nga sukseset e radhës në këtë klinikë dhe në përgjithësi në SHSKUK, që nga koha kur këtë detyrë ushtrues detyre është caktuar Valbon Krasniqi.