Futën në qarkullim para false, pranga tre personave në Prishtinë e Gjilan

Janë arrestuar tre të dyshuar në Prishtinë, nën dyshimin se në bashkëveprim dhe në vazhdimësi nga muaji gusht 2021, kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë vënë në qarkullim kartëmonedha në vlerë 500 euro.
“Janë kontrolluar shtëpitë e dy prej të dyshuarve, një lokacion në regjionin e Prishtinës dhe një lokacion në regjionin e Gjilanit dhe janë sekuestruar tre telefona celular”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/