75 Mall Live Search
10:00 / E Shtunë, 26 Gusht 2023 / kutia

Futet në vijë të plotë në Gjilan, ky është dënimi që mori nga policia!

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë dhe njëkohësisht bënë tejkalimin e tri veturave, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.


Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj. /IndeksOnline/