10:40 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Futi birra të Serbisë ilegalisht në Kosovë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka ndaluar në fshatin Pasjan një veturë të cilin e ngiste një i dyshuar i nacionalitetit serb, i cili përmes rrugëve alternative nga territori serb ka hyrë në territorin e Kosovës.

Gjatë verifikimit dhe kontrollimit të ngarkesës rezulton se kishte 455 x 0.5 litra shishe birre prodhim serb pa dokumentacion valid. 

Me vendimin e prokurorit, automjeti me gjithë ngarkesën është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”, kurse vozitësi i dyshuar pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.